Rebelimi i Lazaratit

I jepet lamtumira, efektivit Hero të RENEA-s, Ibrahim Basha

ibrahim-300x163Ibrahim Basha, efektivi i RENEA-s i vrarë dje në Lazarat do të përcillet sot me nderimet më të larta shtetërore.

Ceremonia në nder të tij ka nisur me nderimet fetare në xhaminë e Et’hem Beut, pasi 31-vjeçari ka qenë një besimtar i devotshëm i besimit mysliman, edhe mesazhi i tij i fundit në Facebook ka qenë pikërisht në ditën e nisjes së Ramazanit ku i uronte gjithë besimtarëve një agjërim të mbarë.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin familjarë, të afërm, miq, kolegë, por dhe dhjetra besimtarë myslimanë.

“Ne sot nuk jemi për të nderuar vetëm një besimtar por jemi të gjithë sëbashku për të nderuar një qytetar që i ka shërbyer shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ai dha atë që është më e çmuar, gjakun etij, rininë e tij në shërbimin ndaj popullit dhe atdheut, që njëherazi është përkushtim ndaj Zotit dhe fesë islame. Të gjithë sëbashku këtu sot duke ndarë këtë dhimbje të madhe me prindërit dhe famijarët e tij, me çdo bashkëqytetar të kryeqytetit dhe Shqipërisë, ne sot përmes ceremonisë specifike fetare, oblikative, fisnike njëherazi për çdo mysliman dhe myslimane dhe qytetar pse jo ne sot dëshmojmë vlerat tona që kushdo, aq më tepër ata që janë në vijën e parë të mbrojtjes së qytetarëve, sigurimit të rendit dhe qetësisë duhet më tepër se kushdo të respektohen përmes ceremonive jo vetëm fetare por edhe protokollit shtetëror.Protokolli i shtetit e bëri pjesë të tij edhe respektimin e përkatësisë fetare” tha për Ora News myftiu i Tiranës, Gurra.

Pas ceremonisë në xhami, trupi i efektivit të RENEA-s eshte vendosur në ambjentet e Pallatit të Brigadave ku po kryhen homazhet. Në ceremoninë e homazheve të organizuar nga qeveria pritet të marrin pjesë krerët më të lartë të vendit.

Te paret qe jane perulur para trupit te te ndjerit kane qene kolege te tij te RENEA-s, efektive te policise se shtetit, por edhe ish-kologe te tij ushtarake.

Më pas rreth orës 16:00 do të zhvillohet edhe ceremonia e lamtumirës dhe Ibrahim Basha do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve,pas shpalljes “Dëshmor i Atdheut”.

pikatura në operacionet luftarake në Afganistan dhe Irak, në mbrojtje të paqes dhe lirisë, në luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close