SHBA ka përgjuar disa nga presidentët e Francës

Bota

Ish-presidenti-francez-Nicolas-SarkozyAgjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka spiunuar presidentët e Francës: Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande, ka bërë të ditur ueb-faqja WikiLeaks.

WikiLeaks ka cituar “raporte sekrete të inteligjencës dhe dokumente teknike” nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Dokumentet përfshijnë përmbledhje të bisedave midis zyrtarëve të Qeverisë franceze për krizën financiare globale, për krizën me borxhe të Greqisë dhe për marrëdhëniet midis administratës Hollande dhe qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë, por ka thënë se spiunon vetëm për arsye të sigurisë kombëtare.

ME TE LEXUARAT