Rebelimi i Lazaratit

Meta: Lazarati? Akt kriminal e terrorist! Banorët të distancohen dhe mbështesin policinë

metKryetari i Kuvendit Ilir Meta shpreh solidaritetin e tij për gjithë strukturat e Policisë së Shtetit të cilat sot u goditën pabesisht nga dora kriminale duke shkaktuar humbjen e jetës së efektivit të FNSH-së, z. Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë, z. Jetmir Isaj dhe z. Perlat Hamitaj, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu z. Meta shpreh solidaritetin me familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës dhe i uron shërim të shpejt të dy efektivëve të tjerë që mbetën të plagosur në këtë aksion.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta kërkon nga gjithë strukturat ligjzbatuese të nxjerrin para drejtësisë të gjithë shkaktarët e këtij akti kriminal dhe terrorist.

Meta u bënë thirrje gjithë qytetarëve të ndershëm të Lazaratit të distancohen nga akte dhe grupime të tilla kriminale dhe të mbështesin Policinë e Shtetit në goditjen e këtij grupi kriminal.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close