Rebelimi i Lazaratit

Luan Rama: Sot na kanë qëlluar të gjithëve! Mbështetje policisë

luan ramaSekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh dhe anëtar i Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Luan Rama takoi në Spitalin Ushtarak dy punonjësit e policisë të plagosur në Lazarat.

Në një prononcim për mediat pas këtij takimi, Luan Rama shprehu ngushëllime për humbjen e jetës në krye të detyrës të punonjësit të Policisë z. Ibrahim Basha, ndërsa shprehu mbështetjen për efektivët e Policisë së Shtetit për realizimin e detyrës.

“Sot na kanë qëlluar të gjithëve. Ngushëllime familjes së Ibrahim Bashës. Sot është një ditë e trishtë për të gjithë ne. Mbështetja për policinë është detyrë e të gjithëve”, theksoi z. Luan Rama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close