Bojaxhi falënderon votuesit dhe uron Veliajn

Aktualitet

gjergj-bojaxhi2015Gjergj Bojaxhi ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe votuesit për mbështetjen.  Më poshtë keni edhe fjalën e tij:

“Sot, dua të falenderoj nga zemra mijëra qytetarë të Tiranës që na mbështetën në nismën tonë. Në sajë të votës tuaj ne thyem monopolin që partitë kanë mbi politikën tonë: pa mbështetje nga biznese klienteliste, pa para të fshehta, pa pronësi mediash, pa pazare politike. Thjesht me ndershmëri, vendosmëri dhe transparencë. Nga komunikimi në këto pak ditë fushatë jemi të bindur se numri i atyre që ishin shpirtërisht me ne është edhe më i madh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një kohë të shkurtër ne treguam se me këmbëngulje dhe kurajo qytetare, gjërat në këtë vend mund të ndryshojnë. Përmes një grupi qytetarësh aktivë, përmes një lufte të përditshme, përmes një pasioni të jashtëzakonshëm për t’i bërë gjërat me ndershmëri dhe integritet, ne arritëm jo pa vështirësi të komunikojmë me mijëra qytetarë që kuptojnë se partitë politike ndërtuan një sistem për klientet e tyre dhe jo për qytetarët.

Ne tashmë jemi me mijëra. Votat që qytetarët dhanë për ne janë shumë të rëndësishme. Këto vota na japin nxitjen, vendosmërinë dhe detyrën për ta vazhduar përpjekjen tonë për t’u rreshtuar përkrah qytetarëve për çdo padrejtësi apo abuzim ndaj tyre.  Se fundmi dua të përgëzoj fituesin por edhe të gjithë kandidatët e kësaj gare.

ME TE LEXUARAT