Rebelimi i Lazaratit

Berisha: Kryepolicit të Gjirokastrës i thanë prej javësh se po futen armë në Lazarat

berisha14Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi permes nje komenti ne rrjetin social Facebook se ngjarja e sotme ne Lazarat, ne te cilen u vra nje efektiv i RENEA-s dhe u plagosen dy police te tjere ishte nje krim i shemtuar.

“Duke shprehur te gjithe solidaritetin tim me forcat e rendit dhe Prokurorine e Shtetit per gjetjen dhe vendosjen para ligjit te krimineleve autor te ketij akti, me duhet te denoncoj gjithashtu mungesen pothuaj te plote te transparences para publikut te tronditur, te rrethanave dhe dinamikes te kesaj ngjarje te rende kriminale, a thua se kemi te bejme me nje ngjarje private”, thote Berisha.

Keshtu, vijon ai, thuhet se personi i kapur gjate kontrollit te te cilit eshte gjuajtur mbi policet ne postbllok, Xhulio Ilir Malo nuk eshte fare nga Lazarati por nga Koder Tepelena. “Policia ka dale tani me nje liste prej rreth 20 personash. Nuk perjashtohet mundesia qe midis tyre te jene dhe autoret e krimit por keta persona prej shume muajve jane ne kerkim e madje ndonje prej tyre thuhet edhe ne shoqerim te ndonje pushtetari. Pervec ketyre, ne listen e te kerkuarve figurojne dhe persona qe prej muajsh gjenden ne burg. Se fundi, mesohet se disa nga personat ne liste kane shkuar vete ne komisariatin e policise se Gjirokastres per te provuar se nuk kane asnje lidhje me ngjarjen e sotme apo me ndonje ngjarje tjeter. Pra duket se Policia po perserit historine e listes se nje viti me pare. Gjithashtu dihet se prej disa javesh drejtori i policise se Gjirokastres eshte njoftuar se ka fjale se po futen arme ne Lazarat. Ne keto kushte i bej thirrje Prokurorise te hetoje dhe zbardhe sa me shpejt dhe me transparence te plote rrethanat, dinamiken dhe autoret e kesaj ngjarje te rende, ne te cilen ra ne krye te detyres oficeri i Policise, Ibrahim Basha dhe u plagosen dy kolege te tij. sb”, nenvizoi Berisha.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

5 komente

  1. Saliu thote te hetohet policia qe nuk i le Lazaratasit te bejne c’te duan dhe jo kriminelet qe gjuane ma arme dhe vrasin policat ne detyure . Hahahahaaaa krimineli kriminelet do mbroje se ai i nxit vet ata te bejne krime.

  2. I fort je Salo, supermeni shqiptaris je!! veq kisha nje lutje te lutem na trego kto gjera nja dy jav para se te ndodhin.Po boll ma o Sali se u bane hor.

  3. po ti nuk e ke kuptuar se cfare tha zoti berisha se je bolshevik dhe e ke ne adn komunizmin ti je nje idiot si te gjithe ju ish sigurimsat dhe brigadieret e koperativave te mungan dituria dhe realiteti

  4. Ore a nuk behet te pastrohet Shqiperia njehere e mire nga keta funderrina polutikane si Saliu si gjysh si Edi drogaxhi si Iliri e Luli hajdute. Funderrina te shekullit. Nga politika e ketyre pisave po shkojne djem nenash. Une kam alergji kur degjoj per pokitikanet tane ALERGJIIII

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close