Durrës, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari, mbante armë zjarri

Aktualitet

D.-Policise-DurresNjë 30 vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar mëngjesin e sotëm nga blutë e qytetit bregdetar pasi nga kontrolli i është gjetur një armë zjarri pistoletë  tip "Parabellum”.

Elvis Popa ka humbur kontrolli e mjetit në rrethrrotullimin e 'Plepave' dhe nga kontrolli fizik atij i është gjetur pistoleta në cantën e krahut e kalibrit  9m/m dhe 5 fishekë sipas njoftimit  zyrtar të policisë Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme për veprën penale  “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarke dhe e municionit”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu policia e Durrësit njofton se është arrestuar gjithashtu Bukurim Metalia,19 vjeç për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe Ervis Qoli,21 vjeç për vjedhje me dhunë të mbetur në tentativë.

ME TE LEXUARAT