Berisha publikon fotot e dokumentet e vilës së Erion Veliajt

Politikë

ajola-xoxeIsh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot disa foto dhe faksimile qe sipas tij provojne disponimin e nje vile me vlere te madhe nga kandidati socialist per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj.

Ne dokumentet e publikuara nga Berisha, porosites i viles ne fjale rezulton Ajola Xoxe, bashkeshortja e zotit Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja shenimi dhe fotot e publikuara nga Berisha ne FB:

Ja vila qe fshehu Erion Veliaj! Nje pyetje "Mr Fallcit". Meqense mediat qenkan te miat, po Ajola a eshte e jotja zoteri??

Te dashur miq, media sociale kane botuar dokumentat origjinale te projektit dhe te nderteses te viles luksoze dy katesh ne mermer dhe materiale te tjera te cilesise se larte prej 600 mije eurosh ne Mullet te Ministrit te Mireqenies Personale, Erion Veliaj. Dokumentat, kontrata me firmen e ndertimit Prime Capital deshmojne se vetem ndertimi kushton 200 mije euro, ketu nuk perfshihet arrendimi i brendshem fabuloz shume me i kushtueshem se sa ndertimi.

Te gjitha dokumentat jane firmosur nga bashkeshortja e Erion Velise, Ajola Xoxa, me te cilen Erioni u martua duke bere me parate e ministrise se tij dasmen me dy raunde ne Keshtjellen e Gjirokastres dhe ne Peze!

Erioni, kur u pyet nga gazetari per vilen e tij ne Mullet, sipas rregullit te tij genjeu dhe tha se ajo nuk ekziston dhe kur gazetari insistoi se lajmi eshte botuar ne media zoti Rrenci iu pergjigj: Cilat media? Ato jane mediat e Saliut!

Me kete rast me duhet thjesht ta pyes "Mr Fallcin" se, mire mediat qenkan te miat po Ajola Xoxa, qe ka firmosur kontraten e viles ne çdo faqe, a eshte gruaja e juaj? Kesaj i thone ene hajn, ene mashtrues, dhe ke guxim e kerkon voten?!?!

ME TE LEXUARAT