Politika

Zgjedhjet, nis fushata ndërgjegjësuese për votuesit e rinj

voteJanë 143.043 zgjedhësit e rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Në këtë kuadër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është angazhuar përmes fushatave ndërgjegjësuese që të informojë të rinjtë mbi të drejtën e votimit.
“Fushata e ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë” është programi i inicuar nga Këshilli i Europës dhe ambasada zvicerane, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe KQZ-në, i cili po zbatohet së fundi në shkollat e mesme të vendit. Programi parashikon zhvillimin e orëve informuese të mësimit mbi demokracinë, sistemet zgjedhore dhe rëndësinë e votës.
Analistët janë të mendimit se në këto 25 vitet e fundit të rinjtë në Shqipëri kanë qënë pjesë e të ashtuquajturit ‘elektorat gri’ apo ‘i pavendosur’, pasi vëmendja e politikës ka qënë e pakët ndaj tyre. Në programet elektorale të partive zënë pak vend politikat për të rinjtë apo angazhimet të tjera që të përfshijnë interesat e pjesës më vitale të shoqërisë. Ndaj dhe kjo është shoqëruar me një lloj indiference të të rinjve shqiptarë ndaj proceseve zgjedhore.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close