Politika

Nis zyrtarisht fushata zgjedhore, Veliaj: Fushatë serioze dhe konkrete

veliajEdhe pse fushata ka nisur më herët se data e saj zyrtare, kandidati socialist për Tiranën, Erion Veliaj, ka publikuar strategjinë e fushatës së tij.

Gjatë një takimi për programin mbi sportin, Veliaj tha se do të bëjë fushatë serioze dhe konkrete.

“Fushatë sa më konkrete, një fushatë ku premtimet jepen në formën e një kontrate, me të cilën do të gjykohemi. Kjo është forma më serioze për të folur e biseduar me njerëzit në fushatë. Besoj që njerëzit janë lodhur me politikë dhe barcaleta. Në një vend ku çdo gjë politizohet ose kthehet në gallatë, nuk është serioze”, tha Veliaj.

Duke prezantuar strategjinë e fushatës, ai tha se duke nisur nga kjo javë, çdo pasdite do të jetë në një lagje të Tiranës, për të folur për nevojat e asaj lagjeje.

“Siç e shihni, aktivitetet tona paradite janë rikthim me grupet e interesit me të cilat kemi bërë debate. Duke filluar nga kjo javë çdo pasdite do të jemi në një lagje të tiranës për të folur për nevojat e asaj lagje”, tha kandidati i majtë për Tiranën.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close