Ky sulmues kërkon largimin nga Real Madridi

Sport

baleE ardhmja e Gareth Bale mbetet një çështje për t’u zgjidhur te Reali i Madridit. Uellsiani ka qenë më i kritikuari në kampin madrilen gjatë këtij sezoni dhe kjo situatë e ka çuar deri aty sa të kërkojë largimin nga Los Blancos. Menaxheri i futbollistit Jonathan Barnett ka patur një takim kokë më kokë me presidentin Florentino Perez, për të kuptuar se cili është plani i tij për 25-vjecarin. Nëse Reali kërkon të shesë, Barnett do të nisë menjëherë bisedimet me klubet e interesuara për klientin e tij.

Nëse Perez do t’i hapë dyert për largimin e Bale, e ardhmja e futbollistit me shumë mundësitë do të jetë në Old Traford. Prej kohësh Manchester United ka shfaqur interes konkret për uellsianin, për të cilin Reali i Madridit shpenzoi 100 milionë euro në 2013 për ta shkëputur nga Tottenhami, duke e shndërrur në blerjen më të shtrenjtë në histori. Mediat angleze kanë raportuar se familja Glazer është gati të paguajë 120 milionë euro për kartonin e tij. Për të arritur me lehtë te Bale, United mund të përfshijë në bisedime kartonin e De Geas, që kërkohet me ngulm nga Reali për të zëvendësuar Iker Casillasin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gareth Bale këtë sezon ka luajtur 48 ndeshje me Realin në kompeticionet zyrtare. Me 4031 minuta në fushë ka mundur të shënopjë 17 gola, si dhe ka dhënë 12 asist. Gjatë sezonit të parë edhe pase luajti më pak minuta, kishte një mestare më të lartë golash, 22 në 44 ndeshje, pa harrur faktin se dha 19 asist si dhe shënoi në finale të Kupës me Barcën dhe në finalen e Championsit ndaj Atletikos së Madridit. Brenda një viti situata ka marrë tjetër rrjedhë dhe Bale ka kërkuar të dijë se cilat planet e Realit për bërë më pas zgjedhjen më të mirë për të ardhmen.

ME TE LEXUARAT