Gjosha në Pogradec, mbështetje kandidates së LSI Diana Mile

Politikë

pogradecKandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Pogradecit, znj. Diana Mile, zhvilloi një dëgjesë me sportistë, ish-sportistë dhe të rinj të Pogradecit. Në këtë aktivitet znj. Mile ishte e shoqëruar nga e deleguara e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Pogradec, znj. Klajda Gjosha. Takimi u bë me qëllim për të rikthyer traditën e sportit në qytetin e Pogradecit, rigjallërimin e tij duke e konsideruar si prioritet kryesor të programit të saj.

E deleguara e LSI-së, për Pogradecin, znj. Klajda Gjosha, theksoi se ndryshimi në qytet nis pikërisht nga gjërat e vogla por me vlerë të madhe, siç janë terrenet sportive në lagjet Pogradecit, terrenet më të mira sportive në shkolla dhe përfshirja sa më e lartë e komunitetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë jam e bindur se kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, do të dijë ti bëjë realitet sa më shpejt këto terrene sportive, duke ndjekur një model shumë të mirë që qeveria ka zbatuar, duke rikthyer sportin në shkolla, duke i dhënë atij rëndësinë e duhur, pasi është në të mirë të gjithë qytetarëve.

“Le të kthejmë sportin në drejtimin e duhur, dhe këtë do ta bëjë të mundur Diana Mile”, tha znj. Gjosha

Sportistë dhe ish-sportistët e pranishëm në këtë dëgjesë, kërkuan financimin e duhur të ekipeve që janë nën juridiksionin e Bashkisë, riorganizimin e klubit sportiv, si dhe krijimin e një qendre olimpike verore për t’i ardhur në ndihmë sportit, veçanërisht atij rekreativ.

Kandidatja Mile, nënvizoi se në Asamblenë e qytetit që pritet të krijohet nga Bashkia, do të ketë përfaqësues nga fusha e sportit, në mënyrë që të ringrihet tradita pogradecare.

ME TE LEXUARAT