Politika

Dako: Do të ulim me 30 % taksën e pronës për biznesin, duke filluar nga muaji shtator i këtij viti

dakoGjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar mes Kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe grave biznesmene të Durrësit, është vënë theksi në krijimine lehtësirave të nevojshme, me qëllim mbarvajtjen dhe rritjen e rolit të gruas në biznes.Dako, është zotuar se,  duke filluar nga muaji shtator I këtij viti do të ulë me 30 % taksën e pronës për biznesin, maksimumin e lejuar nga ligji në fuqi.

Nga ana e tyre, gratë sipërmarrëse ngritën si shqetësim kryesor, problemin e mungesës së kanalizimeve në zonat e plazhit dhe Shkozetit ku ato ushtrojnë aktivitetin dhe kanë kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë të kësaj problematike.
Në përgjigje të shqetësimit, Vangjush Dako ka pohuar se “ Në bashkëpunim me Bankën Botërore, ky shqetësim juaji do të marrë zgjidhje, brenda një afati të shkurtër kohor  pasi është parashikuar një  investim prej 5 mln dollarësh që do  të bëjë të  mundur sistemimin përfundimtar të  kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza në plazh dhe Shkozet, me qëllim shmangien njeherë e përgjithomnë të përmbytjeve, që bëhen prezente kryesisht në stinën e dimrit”. Më tej, Dako deklaroi mbështetje maksimale mbi fuqizimine  rolit të gruas në biznes dhe shoqëri nëpërmejt favorizimit dhe krijimit të lehtësirave të nevojshme për to.

 

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close