Politika

Halim Kosova: Garoj sepse e dua Tiranën, s`do kacavirem si militant

kosova-halim15Partia Demokratike ka nisur sot zyrtarisht fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit. Aktiviteti u zhvillua te Pallati i Kongreseve, ku i pari që mori fjalën ishte sekretari i PD-së, Arben Ristani. Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet lokale të votojnë për punë dhe dinjitet.

Pas tij, ishte kandidatja e Shkodrës, Voltana Ademi që mori fjalën. Ajo premtoi se do të punojë vetëm për qytetarët, pavarësisht bindjeve politike. Gjithashtu, në këtë aktivitet foli edhe Halim Kosova, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës. Ai tha se po kandidon për qytetarët dhe jo për arsyet e tij personale.

“Po garoj sepse e dua këtë qytet dhe të mirën e banorëve të tij dhe këtë e kam dëshmuar me punë gjatë gjithë jetës sime. Dua të përmirësoj edukimin e fëmijëve, trotuaret, të ndihmoj njerëzit e varfër dhe ata me më pak përkrahje në shoqëri; të ndihmoj komunitetin rom dhe egjiptian. Të gjithë bashkë do i bëjmë këto.

Jemi të lodhur nga disa politikanë të cilët nuk marrin kurrë përgjegjësi mbi vetëve. Ka ardhur koha për ti thënë mjaft majtistëve. Unë nuk do fus kurrë dorën në xhepin e askujt nuk e kam bërë kurrë këtë, por kam arritur gjithçka me punë e djersë.

Çdo qytetarë do të martë shërbimin e merituar pa e blerë atë. Jam i ashpër për interesat e publikut dhe negocioj deri në fund për interes të tij. Nuk dua të kacavirrem nëpërmjet fjalëve e të udhëheq si militant, por dua të punoj dhe të udhëheq qytetarët e Tiranës”, tha Kosova.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close