Dy viktima nga reshjet në Filipine

Bota

filipineeeReshjet e dendura dhe erërat e fuqishme kanë shkatërruar shtëpitë në rajonin bregdetar të pjesës verilindore të FIlipineve si pasojë e stuhisë Noul.

Stuhia ka marrë jetën e dy personave, ndërsa ka detyruar 3 mijë banorë që të largohen nga shtëpitë e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Stuhia e ka humbur fuqinë e madhe kur ka arritur tokën, duke rënë nga 195 km për orë në 160 km për orë të hënën.

Stuhia tani është rrugës për në pjesën jugore të Japonisë, njofton zyra për parishikim të motit në Filipine.

Udhëheqësit e qytezave të goditura kanë njoftuar se banorët sot kanë nisur të kthehen pas ndalimit të të reshurave.

ME TE LEXUARAT