Vucic: Kufiri ynë i paprekshëm, serbët të qëndrojnë të qetë

Bota

vucic14Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka thënë se qytetarët serbë mund të jenë të qetë, edhe pas zhvillimeve në Kumanovë të Maqedonisë.

“Kufijtë tanë janë nën kontroll të plotë të forcave të Republikës së Serbisë. Neve nuk mund të na i merrni pikat kufitare. Nuk do të lejojmë asnjë rrezikim të forcave serbe të sigurisë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të shtunën, në Kumanovë ka pasur përleshje midis forcave policore dhe grupeve të armatosura, për të cilat Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka thënë se kanë ardhur nga “vendi fqinj”.

Vuçiq ka thënë se disa familje serbe, ashtu si edhe afro 400 shqiptarë janë larguar nga Kumanova për në Serbi.

ME TE LEXUARAT