Rama në Gjermani, angazhim për të zgjeruar bashkëpunimin bilateral në sferën ekonomike

Politikë

ramaKryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani. Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e landit të Baden-Württemberg, Winfried Kretschmann. Në këtë takim dy kryeministrat janë angazhuar për të zgjeruar bashkëpunimin bilateral në sferën ekonomike.

Në faqen e saj në “Facebook” Ambasada e Shqipërisë në Gjermani shkuan, “Stuttgart: Takim konstruktiv i Kryeministrit Rama me Kryeministrin e landit të Baden- Württemberg, Kretschmann – Angazhim për të zgjeruar bashkëpunimin bilateral në sferën ekonomike”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Gjermani do të zhvillojë edhe një takim me bizneset gjermane për të promovuar mundësitë e investimeve në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT