Aktualitet

Difektet në avionë, anulohen 4 fluturime të “Blue Panorama”, pasagjerëve u mbahen peng bagazhet

blue-panorama-cancelledDifekti në motorin e avionit të kompanisë “Blue Panorama” ka ngjallur panic sot tek mëse 50 pasagjerë në Rinas, pasi mjeti fluturues bëri ulje të detyruar pak minuta pas ngritjes nga aeropirti I Tiranës.

Në fluturimin e parë të orës 07:00 në mëngjes, avioni i “Blue Panorama” ka pësuar avari në motor duke bërë uljen e parë të detyruar në aeroport.
Pas uljes së detyruar të gjithë pasagjerët zbritën nga avioni deri në rregullimin e defektit, por një pjesë e tyre refuzuan të rinisin udhëtimin me kompaninë ajrore italiane “Blue Panorama”.
Mësohet se pasagjerëve nuk i janë dhënë bagazhet dhe as paratë duke i detyruar të hipin sërish në avion me destinacion Firencen ne Itali.

Një defekt teknik gjatë fluturimit ka detyruar avionin e “Blue Panorama” të ulet dy herë në Rinas pak çaste pasi ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Qëndrimi në pistë ka zgjatur për afro dy orë dhe pas një servisi të kryer është tentuar sërish ngritja. Edhe nisja e dytë e fluturimit rreth orës 09:30 ka shkaktuar panik tek udhëtarët, pasi defekti në motor është shfaqur sërish pak pas ngritjes nga Rinasi duke bërë për së dyti ulje të detyruar në aeroport.
Vendimin per tu ngritur sërish në fluturim e ka marrë komandanti i avionit, piloti i parë i cili ka parë të arsyeshme se avioni është në kushte për të çuar në fund udhëtimin, edhe pse parashikimi i tij nuk doli ashtu siç pritej!

Pas dy uljeve të detyruar shumica e pasagjerëve kanë kërkuar rimbursim biletash por përgjigja nga Blue Panorama ka qenë se rimbursimi do të kryhet pas një muaji, e në këto kushte pasagjerë të ndryshëm kanë ndryshuar destinacionin dhe disa prej tyre kanë riprerë një biletë me shpenzimet e tyre.
Aeroporti I Rinasit ndërkohë ka bërë publike listën e fluturimeve të anuluara të kësaj kompanie, plot katër të tilla si më poshtë:

Florence / Firence (IT)     BV 2243     BLUE PANORAMA AIRLINES SPA     07:15     Cancelled

Florence / Firence (IT)     BV 2242     BLUE PANORAMA AIRLINES SPA     12:05     Cancelled

Ancona (IT)     BV 2238     BLUE PANORAMA AIRLINES SPA     16:20     Cancelled

Ancona (IT)     BV 2239     BLUE PANORAMA AIRLINES SPA     12:40     Cancelled

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close