Sulmohet ambasada amerikane në Irak

Bota

irakTre persona janë vrarë nga sulmi me bombë që organizoi Shteti Islamik e që kishte cak ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qytetin Erbil të Irakut.

Mediet amerikane raportojnë se asnjë nga personeli amerikan nuk është lënduar nga sulmi që kishte cak ambasadën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Departamenti i Shtetit në një komunikatë për medie ka theksuar se vetura bombë ka shpërthyer para hyrjes së fortifikuar të ambasadës amerikane.

Regjioni kurd në Irak është një partner i rëndësishëm i koalicionit amerikan në kampanjën për të shkatërruar Shtetin Islamik që po kërcënon të marrë edhe qytetin Erbil.

ME TE LEXUARAT