Masakër në Brazil, 8 tifozë vriten me plumba në kokë para ndeshjes

Bota

brazil2015Masaker para një ndeshje futbolli në Brazil. Tetë tifozë të ekipit të Corinthians­it janë vrarë në Sao Paulo në derbin e natës së mbrëmshme kundër Palmeiras.

Lajmi u raportua nga mediat kryesore lokale, duke cituar policinë. Disa dëshmitarë flasin për dy persona të armatosur të cilët u futën në një lokal, shtrinë përtokë tifozët dhe pastaj i vranë ata duke i qëlluar në

kokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Masakra ndodhi në selinë e “Pavilhao 9″, një nga grupet e organizuara të përkrahësve të Corinthians­eve. Tre nga viktimat, tha policia, kishte një të kaluar kriminale. Një person ka tentuar të ikë në rrugë, por u godit me armë zjarri dhe ra pranë një pike karburanti.

Ai vdiq menjëherë pas dërgimit në spital. Derbi përfaqëson një sfidë me rivalitet të fortë dhe në të kaluarën ka pasur shumë raste të dhunshme: Dy persona vdiqën në incidente përpara ndeshjes së marsit 2012, një viktimë u shënua një vit më herët dhe të tjera në vitet e mëparshme. Por policia braziliane thotë ngjarja mund të jetë për larje hesapesh për drogë.

ME TE LEXUARAT