Rusi, mbytet anija e peshkimit, të paktën 43 të zhdukur

Bota

anija-rusiiNjë anije peshkimi është mbytur në orët e vona të së mërkurës në perëndim të Oqeanit Paqësor.

Ngjarja ka ndodhur pranë gadishullit Kamchatka ndersa është raportuar nga agjencia e lajmeve Itar-TASS e Rusisë, e cila ka cituar një zyrtar vendas.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të paktën 43 persona kanë humbur jetën, 63 të tjerë janë shpëtuar, por shumë prej ndodhen në gjendje kritike të shkaktuar nga hipotermia. Mediat ruse kanë bërë të ditur se në anije ndodheshin më shumë se 130 persona.

78 pjesëtarë të ekuipazhit janë rusë, ndërsa pjesa tjetër janë nga vende si Letonia, Ukraina dhe Mianmari. Sipas burimeve ruse të emergjencës, anija është fundosur brenda 15 minutave.

ME TE LEXUARAT