Turqi, policia vret gruan kamikaze...

Bota
Turqi, policia vret gruan kamikaze...

Turqia u përfshit nga paniku ndërsa sulme të njëpasnjëshme të dyshuara se kanë lidhje me organizatat terroriste godasin vendin. Dy persona, një femër kamikaze, dhe një mashkull i armatosur kanë sulmuar një stacion policie në Stamboll.

Gruaja e cila mbante eksploziv është vrarë në hyrje të stacionit të policisë. Ajo është qëlluar nga rojet e sigurisë, një prej të cilëve është lënduar lehtë. Ndërsa sulmuesit tjetër, me armë në dorë është arrestuar ndërsa përpiqej të arratisej. Të dy agresorët besohet se kanë lidhje me grupe radikale.

Ky sulm pason atë të ndodhur në mesditë, kur një person hyri në selinë e partisë akp të presidentit turk Rexhep Taip Erdoan. Ai theu xhamat dhe shpalosi një flamur. Një ditë më parë, një prokuror mbeti i vrarë ndërsa njësitë speciale tentuan ta lironin atë nga dy persona të armatosur të cilët e morën peng. Të dy agresorët mbetën të vrarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjate oreve te para te ditës, ndërsa hetonte vrasjen e prokurorit, policia turke arrestoi ne Antalia 22 persona. Ata dyshohet te kenë qene te afërt me pjesëtaret e grupit ekstremist te majte qe kreu sulmin dhe qe kërkonte drejtësi per vrasjen e një adoleshenti gjate protestave te Parkut Gezi ne vitin 2013.vplus

ME TE LEXUARAT