Sekondat e fundit në avionin që u rrëzua, pasagjerët klithnin: O Zoti im...

Bota
Sekondat e fundit në avionin që u rrëzua, pasagjerët

Një video e realizuar me telefon celular që zbulon momentet përfundimtare dhe të tmerrshme të aksidentit ajror të avionit “Germanwings”, ka dalë në skenë. Gazeta më e madhe gjermane “Bild”, thonë se videoja është gjetur nën rrënojat e katastrofës nga e cila humbën jetën të gjithë 150 njerëzit në bord.

Sipas “Bild”, videoja është kaotike dhe nuk mund të dallohen mirë fytyrat e udhëtarëve por dëgjohen të qara, ulërima dhe britma në gjuhë të ndryshme. Britmat e pasagjerëve mund të dëgjohet, duke përfshirë disa që thërrasin “O Zoti im”, në gjuhë të ndryshme. Dhe ç’është më e rëndësishmja, dëgjohen të paktën tre përplasje metalike . Kjo do të mbështesë raportet e prokurorëve, sipas të cilëve piloti kryesor Patrick, ishte i bllokuar jashtë kabinës së fluturimit nga ndihmësi i tij Andreas Lubitz.

Gjithashtu do të vërtetohen përpjekjet e tij për të thyer me sëpatë derën e kabinës. Besohet se regjistruesi mund të ketë kapur zërin e tij duke thënë “hape atë dreq dere”. Videoja më pas tregon aeroplanin që përplaset buzë malit, duke nxitur britmat e pasagjerëve, para se ajo të mbarojë. Bild shkruan se autentiteti i videos nuk duhet të vihet në pyetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo u gjet nga një burim i afërt me hetimin. Videoja thuhet se është xhiruar brenda avionit, në pjesën e prapme të tij, dhe ende nuk dihet nëse ajo është bërë nga një pasagjer apo nga një anëtar i ekuipazhit të kabinës.

ME TE LEXUARAT