37-vjeçari vret me thikë gruan në sy të shtatë fëmijëve

Bota

burr-vret-gruanKrimet në familje për shkaqe banale nuk ndodhin vetëm në vendin tonë, por edhe në ato të zhvilluara e në mbarë botën.

Rasti i fundit ka ndodhur në Arizona, ku një 37-vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij 35-vjeçare në të sy të shtatë fëmijëve të tyre.

Burri vrasës fillimisht ka qëlluar me shuplakë një prej fëmijëve të tij, ndërkohë që bashkëshortja ka ndërhyrë për ta ndalur atë, por u qëllua me thikë përpara fëmijëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëri prej fëmijëve, vetëm 14 vjeç, dëshmoi vrasjen e nënës së tij, ndërsa një tjetër telefonoi policinë. Gruaja u transportua me urgjencë për në spital, por ishte e pamundur që të shpëtonte.

Autori i vrasjes është arrestuar menjëherë dhe rrezikon që të dënohet me burgim të përjetshëm.

ME TE LEXUARAT