Gazeta gjermane ”Bild”: Piloti i ”Germanwings” më kot u përpoq të shpëtonte avionin

Bota

pilotPiloti i avionit tip “Airbus A320″ në të cilin u vranë 150 persona, ka dalë jashtë nga kabina gjatë rënies së avionit në Alpet Franceze dhe më pas është përpjekur më kot të hapë derën e kabinës me një sëpatë, konfirmoi sot e përditshmja më e shitur gjermane ”Bild” duke cituar burime të sigurisë.

”Ndërsa bashkëpiloti, Andreas Lubitz po përpiqej për ta manovruar avionin drejt tokës për arsye të panjohura, piloti i fluturimit ‘Germanwings’ ka përdorur një sëpatë që ndodhej në bordin e avionit duke u përpjekur më kot të hapte me forcë derën e blinduar për të parandaluar katastrofën”, raporton ”Bild” sipas burimeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një zëdhënëse e kompanisë gjermane “Germanwings” ka deklaruar për ”Bild”-in se një sëpatë duhet të jetë në bordin e avionit.

”Një mjet i tillë është pjesë e pajisjeve të sigurisë të një avioni tip A320″, tha ajo

ME TE LEXUARAT