Incidenti, Portieri serb: Nuk e dija që ishte flamuri shqiptar

Sport

portieri-apolonia-serbPas incidentit në ndeshjes mes Apolonisë dhe Tiranës, portieri serb i fierakëve foli duke thënë se nuk e kuptoi se çfarë flamuri po mbante në duar tifozi.

Vilson Cakoviç u përpoq të justifikonte veprimin e tij duke shtuar se tentoi të largonte tifozin që hyri në fushën e lojës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam paksa nervoz për këtë çështje. Unë dua thjesht të luaj, nuk kam problem me flamurin. Doja thjesht të largoja personin që kishte hyrë në fushë dhe të luaja futboll. Nuk e dija që ishte flamuri shqiptar. Unë e njoh flamurin tuaj, por nuk e kuptova që flamuri që mbante personi në duar ishte flamuri i Shqipërisë, sepse ai e pengonte me trup”, është shprehur portieri serb, për Supersport.

Cakoviç ka shtuar se asnjëherë nuk ka pasur probleme në qytetin e Fierit, apo edhe në stadiumet e tjera të rretheve ku ai ka luajtur, madje ai ka thënë se është mbështetur duke u cilësuar si lojtari më i mirë i ekipit.

ME TE LEXUARAT