Sport

Presidenti i Chelsea-s ofertë të re për Jose Mourinhon

jose-mourinhoRoman Abramovich vazhdon t’i besojë portugezit, Jose Mourinho, ndonëse Chelsea u eliminua në 1/8-tat e Ligës së Kampionëve.

Magnati rus është krejtësisht i bindur për t’i ofruar rinovimin e kontratës trajnerit portugez, i cili pas thuaje 18 muajsh në detyrë, fitoi trofeun e parë, pikërisht Capital One Cup, në eksperiencën e tij të dytë në “Stamford Bridge”. “I veçanti “, firmosi një kontratë 4-vjeçare në verë të 2013-s, por Abramovich kërkon zgjatjen e saj edhe për dy vite të tjera. Për më shumë se një vit e gjysmë, Mourinho ka bërë ndryshime të shumta në skuadër, duke afruar emra të rëndësishëm si Diego Costa dhe Cesc Fabregas, por nga ana tjetër klubi londinez ka përfituar shuma të mëdha nga shitja e emrave të tillë si David Luiz, Romelu Lukaku, Andre Schurrle, Kevin De Bruyne dhe Juan Mata.

Objektivi kryesor i trajnerit portugez në treg mbetet mbrojtësi i Realit të Madridit, Raphael Varane, të cilin 52-vjeçari e ka pasur nën urdhrat e tij kur drejtonte “mbretërit”. Dyshimet që kanë lindur mbi formën e Gary Cahill në qendër të mbrojtjes e kanë shtyrë Mourinhon që t’i kërkojë presidencës që t’i ofrojë 30 milionë funte Realit për kartonin e 21-vjeçarit verën e ardhshme.

Varane në fakt nuk po gjen shumë hapësira në skuadrën e Carlo Ancelottit, që vazhdon të ketë si zgjedhje të para Sergio Ramos dhe Pepe, ndaj dëshira e vetë lojtarit për të pasur një rol protagonisti mund ta bindë klubin madrilen për ta shitur te Chelsea.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close