Sport

Platini: Kjo është skuadra që mund të fitojë Champions League

psg14Michel Platini voton për Paris Saint Germain. Edhe pse ish-sulmuesi është drejtuesi i institucionit më të lartë të futbollit europian, ai ia lejon vetes të bëjë një parashikim për pretendentet e UEFA Champions League këtë sezon, eveniment ky që organizohet pikërisht nga UEFA.

“Parisi tregoi se është një skuadër e kompletuar dhe në gjendje të fitojë një eveniment të tillë si UEFA Champions League. Pashë një ndeshje shumë të bukur në “Stamford Bridge” dhe mendoj se PSG-ja ka lojtarë të një niveli shumë të lartë. Nuk jam aspak i surprizuar që eleminuan Chelsean edhe 10 kundër 11. Ata nuk kishin asgjë për të humbur”.

Një koment që zbulon se për kë rreh pjesëriosht zemra e Platini, i cili nuk e ka mohur asnjëherë simpatinë për skuadrën franceze. Ish-sulmuesi i Juventusit udhëhoqi kombëtaren e Francës në suksesin e vitit 1984 në europian. Platini është kritikuar shpesh herë për çështjen e fair play financiar, pasi sipas mediave, shefi i UEFA-s ka mbyllur njërin sy ndaj shpenzimeve marramendëse që ka bërë klubi i sheikut Al Khelaifi gjatë viteve të fundit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close