Në kurthin e ISIL-it në Irak humbin jetën 40 ushtarë

Bota

isis40 ushtarë kanë humbur jetën nga një sulm me bombë të ndërmarrë nga organizata terroriste ISIL, e cila pasi gërmoi një tunel nën pikën ushtarake të forcave irakiane shpërtheu eksplozivin.

Kryetari i Kuvendit Krahinor të Enbarit, Sabah Kerhut, tha në një deklaratë për AA se militantët e ISIL gërmuan një tunel poshtë pikës ushtarake në veri të Ramadit në Enbar dhe si pasojë e shpërthimit të tunelit me gjatësi njëmijë e 500 metra humbën jetën 40 ushtarë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kerhut ka theksuar gjithashtu se tuneli parashikohet të jetë ndërtuar për një muaj dhe se në shpërthim janë përdorur 300 shpërthyes dhe se pika ushtarake ka patur dëmtime të shumta. Në anën tjetër njoftohet se militantët e ISIL kanë tentuar të shpërthejnë edhe urën El-Jabani në rajonin Es-Saglavije të Enbarit.

Sipas informacioneve të marra nga burime ushtarake, mësohet se militantët e organizatës të cilët tentuan të shpërthenin urën duke u drejtuar drejt saj me 4 mjete të ngarkuara me eksploziv u bë e mundur parandalimi i tyre pasi u vunë re nga forcat e sigurisë të cilët neutralizuan mjetet me eksploziv dhe vranë edhe 10 militantët.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, pas konflikteve intensive mes militantëve të ISIL dhe forcave El-Hashdu’sh-Shabi të përbërë nga (Komuniteti publik) nga milicët Shiitë në rajonin El-Kerme mësohet se organizata ka marrë nën kontroll rajonet El-Kanatır, Er-Reshad dhe Zira Dixhle. Konfliktet në Irak janë në vazhdimësi që prej 10 qershorit të vitit të kaluar kur organizata ISIL mori nën kontroll Mosulin.

ME TE LEXUARAT