Sport

Low vazhdon kontratën me Gjermaninë

joachim-lowTrajneri gjerman, Joachim Low, ka vazhduar kontratën me Kombëtaren e Gjermanisë deri në përfundim të Kampionatit Botëror 2015.

55-vjeçari u emërua si trajneri i kombëtares në vitin 2006 dhe ka arritur që ta fitojë Kupën e Botës me ta në vitin 2014. Ky sukses e markoi titullin e katërt botëror për Gjermaninë, edhe pse së fundmi ata kanë rënë nga forma dhe kanë marrë vetëm shtatë pikë në katër ndeshje kualifikuese për Euro 2016.

Edhe përkundër rezultateve të fundit, Federata e Futbollit të Gjermanisë ka vendosur që t’ia zgjasë kontratën atij, i cili e ka pranuar atë menjëherë.

“Zemra dhe truri im e kanë ditur se ky është vendimi i duhur. Unë dhe Federata e Futbollit të Gjermanisë kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe kemi objektiva të përbashkëta”, tha fillimisht Low pas nënshkrimit të kontratës.

“Ne duam të bëhemi kampin bote përsëri dhe ta përjetojmë përsëri atë ndjenjë fantastike”, ka shtuar gjermani

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close