Italiani blen faqen e gazetës për të denoncuar tradhtinë e bashkëshortes

Soft

ciftNjë italian ka bërë një gjë të pazakontë, duke blerë një faqe të një gazete kombëtare italiane për të denoncuar tradhtinë e bashkëshortes publikisht, dhe për t'i thënë se do të divorcohej.

"Pas 7 vitesh, dua t'i tregoj tërë Italisë për tradhtinë tënde të neveritshme" shkruan Enzo në një faqe të Corriere della Sera.

Enzo e akuzon bashkëshorten për marëdhënie me kolegun e tij, me një avokat, dhe me trajnerin personal.

"Martesa jonë mori fund, po iki. Falenderoj gjithë njerëzit që po më dërgojnë mesazhe mbështetjeje, falenderime të gjithëve" shkruan Enzo i dëshpëruar.

ME TE LEXUARAT