Bota

Gjykata Kushtetuese gjermane i thotë jo ndalesës së shamisë

shamiGjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë ka deklaruar se ligji për ndalimin e hyrjes me shami të mësuesve në shkolla është në kundërshtim me Kushtetutën Federale të këtij shteti, raporton AA.

Pas padisë së dy mësueseve pranë Gjykatës Kushtetuese mbi ndalimin e shamisë për mësuesit në shkolla Gjykata e rajonit të Vestfalya-s vendosi kufizimin dhe ndryshimin e ligjit në harmoni me Kushtetutën e vendit.

Gjykata vuri në dukje në vendimin e saj që shteti duhet të jetë asnjanës dhe se feja nuk mund të ndalohet në shkolla për shkak të ndonjë rreziku jo të dukshëm.

Gjykata theksoi se ndalesa mund të vihet vetëm në rastet kur kjo gjë sjell një fakt konkret mbi prishjen e qetësisë sociale në shkolla.

Gjykata gjithashtu vendosi anulimin e pjesë së ligjit ku i përcakton simbolet e krishterëve si të veçuara nga ato të feve të tjera në shkolla.

Gjykata thotë në deklaratën e saj se të gjitha fetë dhe kulturat janë të barabarta në masën e gjerë dhe para ligjit. “Simbolet në lidhje me arsimimin dhe traditën e fesë krishtere si dhe kulturës perëndimore nuk duhet të vlerësohen si të ndara nga të tjerat” thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës.

Vendimi pritet të tregohet si shembull edhe në rajonet e tjera ku ka probleme të kësaj natyre.

Nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese Federale e Gjermanisë në një vendim të vitit 2003 kishte vendosur që mësuesit nuk duhet të vendosin shami gjatë orës së mësimit duke përjashtuar rastet kur ajo kërkohet me ligj.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close