F1: Mercedes dominon provat e lira të Melbourne

Sport

fo0rmulaSkuadra kampione në fuqi dominoi provat e lira të zhvilluara në pistën e Melbourne me Nico Rosberg që la pas Lewis Hamilton.

Sezoni i ri i Formula 1 nis aty ku përfundoi ai i vitit të shkuar. Mercedes tregon menjëherë muskujt duke u dhënë një sinjal të qartë kundërshtarëve se lufta edhe këtë herë mund të zhvillohet brenda familjes gjermane.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Skuadra kampione në fuqi dominoi provat e lira të zhvilluara në pistën e Melbourne me Nico Rosberg që la pas Lewis Hamilton, ndërsa Ferrari edhe pse në ndjekje të Mercedes duket se është ende larg performancës maksimale.

Me kohën 1 minutë, 27 sekonda e 697 të mijtat, piloti gjerman la pas kampionin e botës, i cili nuk shkoi më lart se 1 të dhjetat më shumë, ndërsa Sebastian Vettel u rendit në vendin e tretë me 715 të mijtat më shumë.

Kimi Raikkonen plotësoi tablonë e katërshes së parë, duke konfirmuar punën e mirë që ka bërë skuadra nga Maranello për të fituar sa më shumë terren dhe për të ngushtuar diferencat e mëdha që kishte gjatë sezonit të shkuar me Mercedes. Edhe Williams dha një sinjal shprese me vendin e pestë të Valteri Bottas, i ndjekur në këtë klasifikim nga Kvyat dhe debutuesei Sainz.

Fundjava nuk filloi në mënyrën më të mirë për Daniel Ricciardon dhe Felipe Massan, të cilët hoqën dorë nga sesioni i dytë i provave të lira për shkak të problemeve në motorët e Red Bullit dhe Williamsit, ndërsa Giedo van der Garde nuk zbriti në pistë pasi Sauber nuk ka mundur ende t'i sigurojë një liçensë garimi.

ME TE LEXUARAT