Bota

Beograd, rrëmbyesit dhunojnë gruan, i marrin nga krahët vajzën 2 vjeçe

policia-serbeNjë gruaje në kryeqytetin serb i rrëmbyen fëmijën rreth mesditës së të premtes. Ngjarja u regjistrua në lagjen “Braca Jerković”, ku një burrë dhe dy gra dhunuan gruan dhe i morën nga duart vajzën 2 vjeçe.

Fatmirësisht reagimi i menjëhershëm i forcave të policisë bëri të mundur ndalimin e rrëmbyesve dhe marrjen e fëmijës.

Fillimisht për mjetin me të cilin u larguan rrëmbyesit me fëmijën u tha se ishte me targa romune, por pak më vonë mediat serbe raportuan se ishte me targa franceze.

Policia e ndaloi 40 km larg Simanovçit, në autostradën Beograd-Sid.

Mësohet se rrëmbyesit deri më tani nuk kanë bashkëpunuar me policinë, ndërsa si provë materiale u është një pasaportë e rreme e fëmijës, me të cilën do ta kalonin drejt destinacionit që kishin planifikuar.

Në një deklaratë zyrtare, kryeministri Aleksandar Vucic përgëzoi Ministrinë e Brendshme dhe policinë, duke thënë se ishte krenar për reagimin e shtetit në këtë rast.

Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, tha se identiteti i rrëmbyesve është i panjohur për momentin, duke pasur parasysh se policia ende është në fazë verifikimi të pasaportave të tyre nëse janë fallco apo jo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close