Bota

Arrestohen 8 anëtarë të celulës xhihadiste

spain2015policePolicia spanjolle ka vënë në pranga 8 anëtarë të një celule xhihadiste në vendin iberik. Në një operacion anti-terrorizëm, forcat speciale arritën që të zbërthenin grupin, i cili kishte disa muaj që funksiononte. Mësohet se të arrestuarit ishin shtetas spanjollë dhe marokenë, 2 prej të cilëve femra.

Terroristët rekrutonin të rinj për të luftuar në Lindjen e Mesme, si dhe planifikonin të kryenin sulme brenda territorit spanjoll e jo vetëm. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme deklaroi se kjo celulë përbënte një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare dhe të fqinjëve, pasi pjesëtarët e saj ishin të koordinuar me përfaqësues të Kalifatit Islamik në Siri dhe Irak.

Autoritetet spanjolle besojnë se rreth 100 persona kanë udhëtuar nga Spanja drejt Lindjes së Mesme për t’u bashkuar me radhët e grupeve islamike atje, duke ngritur shqetësimin se mund të rikthehen në Spanjë për të nisur sulme.

Katër persona të tjerë janë arrestuar në Bosnje, të dyshuar se kanë lidhje me terrorizmin. Operacioni ishte pjesë e një aksioni të uniformave blu në bashkëpunim me policinë holandeze dhe suedeze, i koduar me emrin “Beneluks”.

Nga informacionet e mbledhura shërbimet e inteligjencës kishin konstatuar se grupi prej 4 personash do të kryente një akt terrorist në vend. Nga ana tjetër, një zëdhënes kalifatit islamik kërcënoi se shumë shpejt ISIS do të arrijë më shumë fitore, duke pushtuar Romën, Parisin dhe Shtëpinë e Bardhë

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close