Ekonomia

Pr/ligji i ri për IAL, debate gjatë diskutimeve publike për draftin

universitetiMinistria e Arsimit dhe Sportit ka zhvilluar ditën e sotme, diskutimin publik për ligjin e ri të arsimit të lartë.

Që në momentin e parë të prezantimit të draftit, ky projektligj është shoqëruar me diskutime dhe kundërshti të shumta.

Gjatë prezantimit të ligjit të ri të arsimit të lartë, përfaqësuesit e komisionit të hartimit të projektligjit trajtuan disa nga çështjet më të diskutueshme përgjatë tërë procesit.

Një nga kritikat që iu bë ligjit të arsimit të lartë lidhet me autonominë e institucioneve të arsimit të lartë. Lidhur me këtë shqetësim, komisioni ka nënvizuar faktin se nuk cënohet pasi autonomia përcaktohet nga rregullat e brendshme.

“Në institucionet e arsimit të lartë duhet të ketë një ndarje të qartë dhe pa ekuivok të përgjegjësisë financiare nga ajo akademike, në dy duar të ndryshme dhe që kontrollohen në mënyrë të koordinuar, por të pavarura nga njëra- tjetra. Kështu drejtuesit akademike nuk do të kenë interesa financiare dhe organizmat akademike të universitetit nuk merren me menaxhimin financiar të tij.

Kështu që, çdo IAL do të ketë një sistem me dy varësi, atë akademike – senat, rektor, dekan dhe departamente; dhe atë administrative administrator, kancelar, menaxher departamentesh për anën organizative. Këto funksione varen nga Bordi Administrativ, një organ përgjegjës për gjithë mbarëvajtjen e universitetit”, u nënvizua nga komisioni i hartimit të ligjit për arsimin e lartë.

Lidhur me paqartësinë që ky projektligj paraqiti sipas kritikave, që lidhej me ndarjen e bordit dhe senatit, u tha se “në qendër të vendimmarrjes akademike është Bordi Akademik”. Ky organizëm do të bëjë përzgjedhjen e anëtarëve të komiteteve për mbarëvajtjen e institucionit, deri te zgjedhja e senatit, apo e këshillit të fakultetit.

Ndërkaq, që departamenti luan një tjetër rol kryesor. Departamenti është përgjegjës kryesor për llojet e studimeve që organizon në të gjitha nivelet, për kurrikulat e studimeve dhe propozon numrin e programeve që duhet të organizojë, si edhe numrin e studentëve që duhet të ketë çdo program. Në rastet e programeve të përbashkëta midis departamenteve, vendimmarrja kalon në nivel fakulteti”.

Thuhej që ligji për arsimin e lartë, binte ndesh me parimet e procesit të Bolonjës. Por përmes këtij ligji sanksionohet qartë, për herë të parë autonomia universitare e shprehur kryesisht në skemën dhe mënyrën e zgjedhjeve të autoriteteve dhe organeve drejtuese, në vendimmarrjen akademike, qeverisjen dhe menaxhimin financiar.

Në aspektin akademik futen konceptet e kurrikulave të organizuara, konceptet bazë të Bolonjës, sistemi evropian i krediteve universitare (ECTS) në kurrikulat e studimet universitare dhe integrimi i kërkimit shkencor midis atij që zhvillohej në universitete me atë të instituteve kërkimore, kryesisht të Akademisë së Shkencave.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close