Ekonomia

INSTAT publikon indeksin e kushtimit në ndërtim

instatNë tremujorin e katërt 2014, indeksi i kushtimit në ndërtim (për banesa) arriti 102,3 % kundrejt tremujorit të parë 2011 (Tremujori i parë 2011=100). Në tremujorin e katërt 2014 ndryshimi vjetor i indeksit të kushtimit në ndërtim (për banesa) është 0,1 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, rritja më e madhe vërehet te grupi “Shpenzime për

paga” me 1,6 % duke u ndjekur nga grupi “Shpenzime materiale” me 0,9 %. Brenda këtij grupi, rritja më e madhe vërehet në nëngrupet “Materiale ndërtimi” dhe “Materiale hidro-sanitare” me 1,0 % secila.
Në tremujorin e katërt të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, ulja më e madhe vjetore vërehet në grupin ”Shpenzime makinerie” me 1,3 %. Në tremujorin e katërt 2014 ndryshimi tremujor i indeksit është 0,2 %. Indeksi i çmimeve të grupit Shpenzime materiale” është rritur me 0,3 % krahasuar me tremujorin e tretë 2014. Brenda këtij grupi
rritjen më të madhe e kanë nëngrupet “Materiale hidro-sanitare” dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” respektivisht me 0,6 % dhe 0,3 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013, indeksi i grupit “Shpenzime për paga” u rrit me 0.2 %. Indekset e grupeve ”Shpenzime transporti” dhe ”Shpenzime makinerie” u ulën me 0,1 % secili, krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close