Vlorë, Rama dhe Veliaj shpërndajnë pensionet e para sipas skemës së re

Aktualitet

ramaNë qytetin e Vlorës janë shpërndarë pensionet e para sipas skemës së re e cila ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti.

Të pranishëm në shpërndarjen e pensioneve ishin edhe Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj si dhe Drejtoresha e Institutit të Sigurimeve Shoqërore Vjollca Braho

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama u shpreh se “do të rrisin pensionet sërisht me 2 %. Tanimë, pensionistët e rinjt, përfitojnë 25-30% më shumë sipas skemës së re. Për herë të parë dalin në pension mbi 300 mijë vetë.

Sipas Kryeministrit Rama, reforma e pensioneve është një reformë e vonuar, nga një qeveri që dontë të shtynte ditët ne pushtet.

Ndër të tjera, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se “në vitin e parë të qeverisjes ne rritëm pensionet me 2 %, në gjysmën e parë të këtij viti do të rrisn me 2 % pensionet sërisht. Për herë të parë në shqipëri sot kemi pensionistë me një pension mbi 300 mije lekë të vjetra”.

Më tej ai shtoi se “ vendimet në politikë ndërrmeren për të përmirësuar jetesën dhe pesionet të jenë më të larta.

“Kjo bëhet që ata që janë në moshë të tretë, që kanë punuar tërë jetën e tyre, të kenë mundësi të rikuperojnë në moshën e tretë kontributin e viteve të tyre të punës”,

Gjithashtu Veliaj u ndal në mënyrën e përllagaritjes së pensionit. “Nuk ka sot, një mënyrë tjetër për të llogaritur pensionin vecse të llogarisin ata njerëz që janë sot, në listën e sigurimeve shoqërore. Të rrisësh sigurimet shoqërore në shkallë vendi, pothuajse me 100 mijë kontribues të rinj është ndoshta lajmi më i mirë, për shifrat e punësimit këtu në shqipëri”.

Reforma dhe skema e re e pensioneve që hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti, thjeshtëzoi përllogaritjen e përfitimeve, lidhjen e masës së përfitimit me kontributet e paguara duke krijuar një sistem ku secili përfiton pension në bazë të kontributit që jep.

Pra, sipas skemës së re, përfiton pension më të lartë i siguruari që ka kontribuar më shumë si në vite ashtu edhe në paga në ndryshim nga skema ekzistuese. Heqja e tavanit të pensionit maksimal, ben  të mundur pagimin e pensioneve më të larta që i përgjigjen kontributit të paguar

ME TE LEXUARAT