Yllka Mujo vlerësohet me Çmimin e Karrierës në Monte Karlo

Showbiz

YLLKA MUJONë edicionin e 12 të Festivalit të Filmit të Komedisë në Monte Karlo, aktorja shqiptare Yllka Mujo është vlerësuar me Çmimin e Karrierës.

Aktorja shqiptare  ishte pjesë e jurisë së festivalit të organizuar në datat 24 deri më 28 shkurt, pjesë e së cilës ishin edhe emra të njohur nga bota e kinematografisë, si Giovanni Veronesi, Klod Zidi dhe Lee Scott Marshal si dhe Grazia Cuccinotta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është hera e parë që një aktore nga Shqipëria përfaqësohet në këto nivele të filmit ndërkombëtar.

E pranishme në eveniment ka qenë edhe Ministrja jonë e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cilia i dorëzoi çmimin aktores Yllka Mujo duke u shprehur se ndihet krenare për këtë arritje të artistes shqiptare.

Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival mblodhi në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014 dhe u organizua nga aktori dhe komediani italian, Ezzio Greggio, i cili prej vitit 2001 është edhe president i Festivalit që mirëpret prodhimet e kinemasë botërore në zhanrin e komedisë.

ME TE LEXUARAT