Jaka: Opozita rol destruktiv, mazhoranca të jetë më tolerante

Aktualitet

jakaBiznesi shqiptar i kërkon politikës  që të lerë debatet dhe të mendojë më shumë për biznesin dhe qytetarët.Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës Nikolin Jaka i ftuar në emisionin Ditë e Re  deklaroi se opozita  po luan një rol destruktiv  ndërkohë që i kërkoi maxhorancës që të jetë më tolerante dhe të mendojnë më shumë për vendin.

“Modelit të zhurmës, sherreve dhe konflitkeve politike që nuk i bëjnë mirë biznesit dhe sinqerisht ka momente që mendoj sesi ka mundësi që një forcë politike, për 8 vjet ishte në mazhorancë dhe që pati jo pak probleme me opozitën, çuditërisht dhe në mënyrë të hapitshme në momentin që kalon në opozitë bën një rol destruktive sesi mund të krijojë zhurmë, konflikt vetëm duke parë interesat e saj. Por nuk mund të lë pa kritikuar edhe mazhorancën, e cila në kushtet aktuale që është duhet të shohë interesat e qytetarëve. Pra unë mendoj se edhe mazhoranca duhet të jetë më tolerante, duhet të ketë më shumë oferta sesa mendohet për t’i dhënë një opozite, në mënyrë që kjo opozitë të jetë më konstruktive në parlament. Është e dhimbshme kur ne çdo të enjte dëgjojmë të artikuluar nga deputetë vetëm akuza.”, tha Jaka.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka deklaroi se  duhet një ministri vetëm për sipërmarrjen  në mënyrë që të trajtojë të gjitha problemet e biznesit.

ME TE LEXUARAT