Nga Marsi 2015, në Shqipëri ndalohen makinat me timon në krah të djathtë

Aktualitet

timon-krahu-djathteBrenda muajit mars, Dogana shqiptare nuk do të lejojë regjistrimin dhe hyrjen në territorin shqiptar të automjeteve me timon në krah të djathtë.

Masa e parashikuar në ndryshimet e reja të Kodit Rrugor synon të ulë numrin e lartë të aksidenteve, që shkaktohen nga këto automjete, e që më së shumti janë përplasje ballore me pasojë vdekjen e qytetarëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga data 21 mars, makinat me timon në krah të djathtë nuk do të regjistohen në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kjo vlen për ato makina, që do hyjnë dhe regjistrohen për herë të parë, pasi makinat e tjera ekzistuese me targa shqiptare do të qëndrojnë, deri në një amortizim natyral të tyre”, tha Artan Gaçi, deputet i PS.

Por deri në fazën e amortizimit, këto automjete do të vazhdojnë të jenë burim aksidentesh në rrugët shqiptare. Gaçi thotë se një masë më e fortë, që do të bllokonte qarkullimin e tyre menjëherë, do të ishte një kosto e lartë shtesë për qytetarët që i kanë në zotërim.

“Ishte edhe opsioni që makinat ekzistuese të ndalohen deri në modifikimin e tyre, por që përbënte një masë penalizuese për ekonominë e shumë qytetarëve që i kanë importuar, duke zbatuar ligjet e shtetit shqiptar, ato ekzistuese. Ato mjete janë ende rrezik, por me ndryshimin e Kodit Rrugor jemi munduar të minimizojmë këtë rrezik”, tha deputeti socialist Artan Gaçi.

Ligji bën përjashtim për turistët, të cilët mund të qarkullojnë deri në 6 muaj, ndërsa qytetarët e tjerë që duan të importojnë këto automjete duhet të kryejnë modifikimin e tyre, pasi në të kundërt nuk do të lejohen në hyjnë në territorin shqiptar.topchannel

ME TE LEXUARAT