Testimi i infermierëve, Gjykata pezullon urdhërin, Beqja: Shtyhet, nuk anulohet

Aktualitet

qsutGjykata Administrative pezullon testimin e Ministrisë së Shëndetësisë për infermierët. Pezullimi i testimit do të bëhet deri në gjykimin e çështjes me themel.

Vendimi i gjykates pezullon urdherin e Ministrit te Shendetesise numer 79, date 12 shkurt 2015. Testimi i infermiereve pezullohet tashme pas vendimit te dhene sot nga gjyqtarja Alkelina Gazidede, bazuar ne padine e paraqitur ne gjyq nga presidenti i urdherit te infermiereve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe diten e sotme, Protesta e bluzave të bardha vijoi këtë herë para kryeministrisë ku mjekët apeluan për ta bojkotuar testimin.

Paraditen e sotme ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja la të kuptohet se nuk do tërhiqet përsa kohë testimi nuk cënon as pagën dhe as vendin e punës të vetë mjekëve.

Kreu i Ministrise se shëndetësisë Ilir Beqaj tha se procedurat e testimit do të ngrijnë deri sa gjykata të shprehet në themel. Ministri vazhdon të ngulmojë në kryerjen e testimit.

“Procedurat e testimit do të ‘ngrijnë’ për aq kohë se gjykata të shprehet në themel për ankimimin e urdhrit. Kemi vendosur që ta shtyjmë testimin. Protestat e infermierëve janë të paligjshme, peticioni i djeshëm nuk është i saktë. Në të ekzistojnë 7 emra të njëjtë”, tha Beqaj.

ME TE LEXUARAT