Rebelohet Tom Doshi: Ministrat s`na hapin telefonin, të ikin ata që s`bëjnë punën

Aktualitet

tom-doshi-gjykateDeputeti i Partisë Socialiste Tom Doshi rebelohet ndaj ministrave të qeverisë së Ps dhe LSI.

Bëhet me dije se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që u zhvillua të martën në selinë e PS-së, deputeti ka kërkuar thirrjen e një takimi me kryeministrin për të folur për ministrat pa performance.

Doshi mësohet se ka shprehur pakënaqësinë sepse ministrat nuk i ngrenë telefonin deputetëve ndërsa këta të fundit përdoren vetëm për fushatë elektorale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ministrat nuk i hapin telefonin deputetëve. ..Deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale”, ka thënë Doshi.

Ai ka vijuar duke deklaruar se kërkon largimin e ministrave që nuk kanë performancë të mire.

Mësohet se kreu i PS, Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen që u drejtua nga Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të PS.

Kreu i grupit të PS, Gramoz Ruçi ka ndërhyrë duke u shprehur se këto shqetësime Doshi duhet t'i paraqesë në mbledhjet e ardhshme kur të jetë i pranishëm Kryeministri Edi Rama.

Doshi mesa duket i pakënaqur me këtë përgjigje ka ngulmuar se “ata ministra të cilët kanë performuar dobët gjatë  1 vit e gjysmë qeverisje duhet të largohen”.

Tom Doshi gjatë mbledhjes së grupit nuk ka folur me emra konkretë ministrash por ka përdorur numrin shumës.

ME TE LEXUARAT