Shqipëria në vendet me shërbim shëndetësor negativ

Aktualitet

hartAshtu si Ukraina, shtet në gjendje lufte dhe Shqipëria renditet në radhët e vendeve me shërbimin shëndetësor më negativ në botë. Në një raport të fundit, “Uashington Post” ka publikuar nëj raport me 300 mijë rastet e raportuara në 2014 te “International Sos” lidhur me cilësinë e shërbimit, higjienën dhe infrastrukturën shëndetësore. Bazuar në këto kategori, vendi ynë, si Kosova, Maqedonia e Bosnja ne rajon kategorizohet me shërbim negativ dhe është ngjyrosur me portokalli. I vetmi vend në rajonin e Ballkanit me shërbim të mirë shëndetësor është Greqia, që mban ngjyrë të gjelbër. Dokumenti i publikuar nga prestigjiozja “Uashington Post” evidenton dhe vendet me sistem shëndetësor eksteremisht të keq, kryesisht në shtetet afrikane.

ME TE LEXUARAT