Aksidentohet Kim me motrat dhe vajzën

Showbiz

KIMKim Kardashian, bashkë me motrat Khloe dhe Kylie Jenner dhe ma vajzën North, janë përfshirë në një aksident me veturë gjatë udhëtimit për të skijuar.

Sipas TMZ, Khloe ishte shoferja e veturës derisa ishin duke kaluar në një rrugë me akull në Bozeman, Montana ndërsa në veturë ishin edhe Kim, Kylie Jenner dhe vajza e Kimit kur para tyre ka kaluar një kamion dhe i ka mbuluar xhamin e përparmë me shumë borë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Khloe më pas ka humbur kontrollin e veturës kur kanë kaluar në akull dhe vetura është rrotulluar, por për fat askush nuk është lënduar.

Kim më pas ka postuar një fotografi në Instagram duke falënderuar Zotin që është kujdesur për ta dhe i ka shpëtuar.

ME TE LEXUARAT