Ekonomia

OSHEE, identifikim subjekteve të dëmtuar nga përmbytjet 2010-2011 në Veri

osheOperatori i Shpërndarjes sëEnergjisë Elektrike (OSHEE)  ka nisur procesin për  identifikimin e borxhit që i kanë kompanisë subjektet e dëmtuara nga përmbytjet në Veri gjatë periudhës 2010-2011. Me anë të këtij procesi synohet evidentimi sa më i saktë i kontratave te furnizimit me energji elektrike të kategorive të prekura nga përmbytjet, që rezultojnë me debi ndaj OSHEE.

Nga tëdhënat e Ministrisë së Brendshme, janë gjithsej 13.506 subjekte të regjistruara me dëmtim të pronës “ndërtesë” dhe “bujqësi”, emrat e të cilëve janë shfaqur në faqen zyrtare www.oshee.al si dhe në sportelet e Drejtorisë Rajonalete OSHEE Shkodër (adresa Rr. “DautBoriçi”, Perash).

Personat e listuar duhet të paraqesin pranë drejtorisë rajonale të OSHEE në Shkodër, dokumentet e mëposhtme: Fotokopje e KartëssëIndentitetit dhe Fotokopje të Librezës së furnizimit me energji elektrike ose një faturë të Energjisë Elektrike.

Qytetarët duhet të paraqesin këto dokumentacione pranë drejtorisë rajonale të OSHEE, Shkodër, me adresë: Rr.”DautBoriçi”, Perash. Afati i dorëzimit të dokumentacionit përkatës, është data 7 mars.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close