Ekonomia

Dëmet nga përmbytjet në Fier e Vlorë, rreth 39 milionë euro

permbytjettDëmi i shkaktuar nga përmbytjet e fundit kryesisht në zonën e Fierit dhe të Vlorës, vlerësohet afërsisht 39 mln euro.
Nga verifikimi në terren nga grupet e punës, rezulton që dëmi më i madh të jetë shkaktuar në objekte dhe

infrastrukturë që shkon afro 15 milionë euro dhe në pemtari me rreth 12 milionë euro, citon tvklan. Por nuk mbeten pas edhe dëmet në bujqësi me afërsisht 9 milionë euro, në blektori 700 mijë euro dhe në sera në rreth 2 milionë euro.
Janë kryesisht dëme të shkaktuara në Vlorë dhe Fier, Berat dhe Gjirokastër. Në sipërfaqe dëmi në bujqësi llogaritet në 9000 hektarë tokë. Në pemtari rezulton afro 80 Ha tokë e dëmtuar ose rreth 12.500 rrënjë.
Nga përmbytjet janë shënuar dëme të mëdha në shpendë, në bagëti të imta, gjedhë dhe derra.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close