Ekonomia

Çela: Ligji për energjinë synon krijimin e një tregu efiçent

ardian celaKomisioni i Veprimtarisë Prodhuese zhvilloi sot një seancë dëgjimore me përfaqësues të Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), lidhur me projektligjin “Për sektorin e energjisë elektrike”.

Administratori i KESH, Agron Hetoja gjatë fjalës së tij, vuri në dukje se, shumë shpejt pritet një performancë më e mirë nga ana e KESH-it.

Sipas tij, ligji i ri garanton një treg më likuid dhe transparent.

Ndërsa administratori i OSHEE-së, Adrian Çela tha se projektligji për sektorin e energjisë kërkon një harmonizim interesash. “Të harmonizohen interesat e konsumatorëve e operatorëve. Do të nisim nga ndryshimet themelore, projektligji përcakton detyrat dhe detyrimet e operatorit”, u shpreh Çela.

Duke shtuar se për herë të parë do të instalohen matësat inteligjentë të energjisë, Çela shtoi se ato pritet të shmangin humbjet në rrjet. Ligji për energjinë synon krijimin e një tregu efiçent, tha ai ndërsa nënvizoi se, ndryshimi themelor është liberalizimi i tregut

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close