Sony hedh në treg telefonin Xperia E4

Teknologji
Sony hedh në treg telefonin Xperia E4

Sony ka lansuar telefonin e ri Xperia E4, për të cilin premton se “do të sjellë argëtim të pafundmë”.

Xperia E4 do të jetë i gatshëm për t’u blerë më vonë gjatë muajit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka ekran 5 inç qHD dhe procesor quad-core me 1.3GHz. Hapësira e tij e brendshme është tetë GB. Xperia E4 ka 1GB RAM dhe bateri 2300mAH që mundëson qëndrim “zgjuar” dy ditë me vetëm një herë mbushje të plotë.

Kamera e tij e prapme është 5-megapiksel, ndërsa ajo ballore 2 MP.

Pajisja me sistem operativ Android vjen në dy variante, me një dhe me dy kartela. Përdoruesit po ashtu kanë mundësi të zgjedhin mes dy ngjyrave, të zezë dhe të bardhë.

Sony akoma nuk ka treguar çmimin e pajisjes së re.

ME TE LEXUARAT