Prezantohet supermakina e re Audi R8

Teknologji

audir82015Seria e re e Audi R8 është shfaqur pak para lancimit zyrtar në muajin mars në panairin Geneva Motor Show 2015.

Një fotografi e publikuar shpalos dizajnin e ri të modelit që pritet të dalë në shitje në vitin 2016. Në foto dallohet se Audi i ri do të jetë më i “mprehtë” sesa modeli i kaluar. Makina e re ngjason më shumë me modelin e ri Audi TT.

Audi R8 2016 pritet të vijë me dy modele të motorëve. Modeli i parë pritet të ketë motor 5.2 litër V10, sikurse modeli i ri Lamborghini Huracan, ndërsa modeli tjetër thuhet të jetë 4.2 litër V8.

Përpos fuqisë më të madhe, Audi R8 i ri do të jetë më i lehtë se paraardhësi. Kompania nuk ka publikuar asnjë detaj të veturës së re, por ato priten të zbulohen në muajin mars, kur edhe të lancohet zyrtarisht.

ME TE LEXUARAT